Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Selena është mbretëresha e Instagramit – largon nga froni Kylie Jenner dhe Ronaldon

Ajo në Instagram e mposhti futbollistin Cristiano Ronaldo (34) dhe superyllin Kylie Jenner (21) si ylli më i popullarizuar i këtij rrjeti social. Bëhet fjalë për Selena Gomez (26), këngëtaren e cila i ka madje 151.8 milionë ndjekës, e cila i merr rreth 3.6 milionë pëlqime për postim.

Ueb faqja e cila merret me analizën e të dhënave të tilla ka ardhur në përfundimin se 14 për qind e adhuruesve jetojnë në Indi, ndërsa 58 për qind janë femra. Kylie Jenner është në vendin e dytë me 3.6 milionë pëlqime të cilat i gjenerojnë 137 milionë fansat e saj, 24 për qind e të cilëve jetojnë në SHBA.

Në vendin e tretë është ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili i ka 170.1 milionë ndjekës, shumica e të cilëve janë në Iran dhe Indi, të cilët së bashku janë 24 për qind. Është interesante se tre të katërtat janë meshkuj, shkruan KOHA Ditore.

Pas tij radhitet edhe një futbollist, Lionel Messi (31) legjendar me 126.1 milionë fansa. Madje 11 për qind janë spanjollë dhe 77 për qind janë meshkuj. Beyonce (37) është në vendin e pestë, me 128.1 milionë ndjekës të përkushtuar. Pas saj është motra e madhe e Kylie, Kim Kardashian (38). Ajo i ka 141.2 milionë fansa, ndërsa një e treta e tyre jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

I nënti është Justin Bieber (25) me 113.9 milionë fansa, ndërsa para tij, në vendin e tetë, është Ariana Grande (25). Në vendin e dhjetë radhitet aktori Dwayne The Rock Johnson (47). Ai i ka rreth 1.2 milionë pëlqime për postim, shumica e të cilëve janë nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Personi me plasimin më të mirë në Britani është Hermiona, ose aktorja Emma Watson (29) me 51 milionë fansa dhe 1.4 milionë pëlqime për foto. Princi Harry (34) dhe Meghan Markle (37) radhiten në pozitën e 327, ndërsa vëllai i tij, princi William (36) dhe gruaja e tij Kate Middleton (37) janë në pozitën e 411.