Aktorët, Sean Penn dhe Leila George, janë zyrtarisht të shkurorëzuar.
Çifti, i cili ishte kurorëzuar në vitin 2020 në kohën e pandemisë, e ka finalizuar procesin e shkurorëzimit pas vetëm një viti e pak martesë, raportoi të hënën portali “USA Today”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte aktorja 30-vjeçare, ajo e cila kishte bërë kërkesë për shkurorëzim, në tetor të vitit të kaluar.
Gazetarët i kanë kontaktuar avokatët e dyshes për të komentuar rreth këtij lajmi, por nuk kanë marrë përgjigje.
Penn dhe George u martuan më 30 korrik 2020 dhe e mbajtën lajmin të fshehtë, deri kur aktori i famshëm hollywoodian u paraqit në emisionin “Late Night with Seth Meyers” dhe e bëri të ditur se është kurorëzuar në kohë pandemie.
Dyshja e bëri publike lidhjen në vitin 2016, kur u shfaq së bashku mbi qilimin e kuq të shtruar me rastin e një premiere filmi në Los Angeles. Me vite të tëra, George ka qenë tejet aktive me angazhime në organizatën jofitimprurëse të Pennit, “CORE”.
Aktori 61-vjeçar shquhet për përkushtimin në fushën e bamirësisë, kurse në muajt e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për dokumentarin të cilin e ka xhiruar në Ukrainë, në kohën kur Rusia e pushtoi shtetin fqinj.
Sean Penn e ka një histori të gjatë të lidhjeve romantike me personalitete të famshme. Aktori në të kaluarën ka qenë i lidhur me yllin e filmit “Mad Max”, Charlize Theron. Ai po ashtu ka qenë i martuar me mbretëreshën e muzikës pop, Madonna dhe aktoren Robin Wright me të cilën i ka fëmijët, Dylan dhe Hopper.
Kjo ishte martesa e parë e aktores amerikano-australiane, Leila George, e cila është vajza e aktorit dhe producentit të famshëm, Vincent D’Onofrio dhe aktores Greta Scacchi.