Këngëtari ikonë i këngës shqipe, Sabri Fejzullahu, nuk e ka në plan të pensionohet nga profesioni me të cilin nuk la zemër “pa ngrënë”.
Në emisionin “Një kafe me Labin”, këngëtari ka treguar se brenda 10 ditësh do të lansohet projekti i tij i ri në bashkëpunim me bukuroshen drenicase, Leonora Jakupi, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKënga është punuar nga Florent Boshnjaku, ndërsa Fejzullahu tha se do të jetë “këngë burimore shqipe”.
Ai tha se kënga do të jetë e pëlqyer nga të gjitha trojet shqiptare pasi edhe është e kompozuar në atë formë që prek kulturën shqiptare gjithandej.
Një paralajmërim për këngën e pati bërë edhe vetë Leonora muaj më parë përmes një postimi në Facebook, ku pati thënë se ky bashkëpunim do të vjen shumë shpejtë, por që u vonua, ndoshta për shkaqe teknike.
“Se shpejti një duet me artistin, kolegun e respektuar #SabriFejzullahun”, kishte shkruar këngëtarja në mbishkrimin e një fotografie përkrah Sabri Fejzullahut.