Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sabri Fejzullahu edhe me një këngë për Prishtinën

Nuk ka edhe shumë kohë që nga publikimi i këngës “Të përshëndes”, një baladë e cila po vazhdon të pëlqehet mjaft shumë.

Kjo këngë, pak a shumë e riktheu Sabriun e vjetër me stilin e tij të dikurshëm.

E, me këtë stil të tij ai premton edhe një hit, një projekt kushtuar qytetit të Prishtinës, klipin e të cilit e ka realizuar, ndërsa thotë se do ta publikojë së shpejti, raporton Express i KTV-së.

Ai i quan "ulërima" zhanret e reja muzikore, duke shtuar se edhe po t’i ofrohen shuma marramendëse, asnjëherë nuk këndon nëse nuk është muzikë e lehtë dhe zbavitëse.

Ai pavarësisht moshës dhe vjetëve karrierë, mbetet nga këngëtarët më të kërkuar dhe pëlqyer në vend.