Këngëtari i grupit Rammstein, Till Lindermann, raportohet të jetë arrestuar nga autoritetet ruse në dhomën e tij të hotelit, shkruan “LouderSound”.
Këngëtari gjerman kishte udhëtuar drejt Rusisë për të marrë pjesë në festivalin “Maklarin For Homeland” që do të mbahet në Tver, rreth 200 km në verilindje të Moskës.
Mësohet se shkak për arrestimin e Lindermannit është bërë shkelja e rregullave kundër pandemisë të vendosura nga qeveria ruse për ngjarjet e mëdha, ku lejohen deri 500 persona.
Për momentin nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga këngëtari apo stafi i tij.
Grupi Rammstein është formuar më 1994 në Berlin dhe bën muzikë rock-metal.