Është miti i krijimit të tij, dhe është e zakonshme që me dashurinë për veten, Spielbergu ndjeu nevojën për ta realizuar një film të tillë. Sammy Fabelman jeton në periferi midis dy poleve, reale dhe metaforike: nëna e tij është artiste, bën muzikë, ndërsa babai i tij shkencëtar, ndërtonte makineri
“The Fabelmans” (Njeriu i tregimeve), që është nominuar për 7 çmime Oscar, nuk është filmi i parë që Steven Spielberg ka bërë për veten e tij. Sepse të gjithë filmat e tij kanë elemente të kujtimeve personale: të fëmijës së vetmuar, të nënës së ndëshkuar, të babait të humbur, shkruan Tanya Gold.
Edhe filmi i famshëm “Lista e Shindlerit” ka të bëjë me Steven Spielbergun. (Ai është vetë Shindler, dhe viti 1993 ka qenë 1944-a e tij thotë David Thomson). “The Fabelmans” i jep finesë regjisorit sot 76-vjeçar, në një formë me të cilën është i kënaqur.
Është miti i krijimit të tij, dhe është e zakonshme që me dashurinë për veten, Spielbergu ndjeu nevojën për ta realizuar një film të tillë. Sammy Fabelman jeton në periferi midis dy poleve, reale dhe metaforike: nëna e tij është artiste, bën muzikë, ndërsa babai i tij shkencëtar, ndërtonte makineri.
Insinuata
Të dy prindërit janë sipas mënyrës së tyre të papërmbushur plotësisht. E ëma nuk mund ta ushtrojë dot artin e saj. Ajo është pianiste, por heq dorë për të rritur fëmijët e saj. Ndërsa babai nuk mund ta gëzojë familjen e tij, sepse shumë është i pasionuar pas punës.
Siç bëjnë artistët, Sammy mëson të krijojë një botë të cilën mund ta kontrollojë. Ai mund ta ndryshojë botën duke e filmuar atë. Pra të ndryshojë theksin e saj; vendin e tij në të. Sammy filmon, në fillim pa e kuptuar, prekjen e nënës së tij me shokun më të ngushtë të babait të tij gjatë një udhëtimi me kamping dhe mëson se ajo e tradhton të atin.
Insinuata – dhe ky është element më i vetëdijshëm në “The Fabelmans” – është se kinemaja është një medium helmues: se ajo ha nga fryte nga pema e dijes dhe më pas dëbohet nga Parajsa. Por Sammy bie pre e fuqisë e saj të jashtëzakonshme për t’u transformuar.
Nga viktimë e bullizmit antisemit në kohën e shkollës në Arizona, ai shndërrohet në një hero përmes kamerës së Sammyt. Aq sa edhe ngacmuesi poshtërohet prej tij. Sammy e bën atë të duket i vogël. Gjithsesi turpi ishte i vetë Spielbergut. Duke realizuar “The Fabelmans” ai shembet në fuqinë që përshkruan vetë.

Dykuptimësia
Po pse nuk mund të jetë i sinqertë mbi shkallën e ambivalencës së tij? Sipas biografit të tij, Joseph McBride, Spielberg kishte aq turp nga të qenit hebre, saqë dikur bëri sikur nuk e njihte gjyshin e tij. “Befas gjyshi im, del nga shtëpia jonë dhe bërtet:”Shmuel! Shmuel! (Emri hebraik i Steven). Unë nuk ia përgjigja. Bëra sikur nuk e njoha. Po e mohoja emrin tim. Shoku im më tha “Ai po sheh nga ne. A mos e ka me ty?”. Unë ia ktheva “Jo, nuk jam unë”.
Ashtu si të gjithë hebrenjtë amerikanë të shekullit XX, Spielberg u rrit mes historive të Shoah. Prindërit e tij flisnin për të vazhdimisht. Dhe unë dyshoj se kjo ndjenjë sikleti u forcua nga humbja e lumturisë së familjes së tij, e cila u shkatërrua kur u zbulua tradhtia bashkëshortore e nënës së tij, me sa duket nga ai vetë, shkruan Gold.
Megjithatë, Steven ishte edhe i llastuar. “Ne nuk i thamë kurrë jo. Steve na drejtonte për çdo gjë”- deklaroi në një intervistë nëna e tij Leah. Pra një fëmijë i talentuar por plot tronditje shpirtërore, që u bë i madh aty ku dikur kishte qenë i vogël.
Motra e tij Anne, shkroi skenarin për “Big”, në të cilin një djali 12-vjeçar i jepet trupi i një të rrituri. Ai është i frikësuar, e si mund të jetë ndryshe? Filmat e Spielbergut kanë të bëjnë me ankthin. Kamioni (Dueli) ose Peshkaqeni ( Nofullat) do t’ju shokojnë. Në filmat e Spielbergut fëmijët e periferive janë të traumatizuar.
“Unë kisha frikë nga hija...”
Vetë ai kishte shumë frikë kur ishte fëmijë. “Unë kisha frikë nga hija e dorës sime”, kujton ai. Dhe kinemaja është një zgjidhje për këtë fobi, dhe kjo shpjegon monomaninë dhe aftësinë e tij si regjisor. Në këtë kuptim, kinemaja është për të një akt mbijetese. “Nuk kisha asnjë mënyrë për t’i kanalizuar ato frika, derisa fillova t’u tregoja histori motrave të mia më të vogla. Kjo e largoi frikën nga mendja ime dhe e transferoi atë drejt e në shpirtin tim”, thekson regjisori.
Më vonë, Steven gjeti një audiencë më të madhe. “Një nga mënyrat më të mira për ta përballuar frikën është ta nxirrni atë nga vetja dhe t’ua jepni të tjerëve. Për shembull nëse keni frikë nga errësira, vendoseni publikun në një teatër të errët. Unë kisha një frikë të madhe nga oqeani. Pas filmit “Nofullat” të gjithë kishim frikë”, deklaron ai.
Një temë e dukshme trajtohet në filmat e tij: fëmijëria. “Unë mund të gjurmoj gjithmonë një ide që nga fëmijëria ime. Nëna është torturuar; babai ka humbur. Në filmat e Spielbergut ka pak politikë dhe nuk ka seks. Skena e seksit në Indiana Jones është një burrë që bën seks me nënën e tij, shkruan Gold.
Ndonjëherë fëmija gjen babanë që mungon. Dhe si një fëmijë, Spielbergu është lakmitar, shpeshherë i pasjellshëm. Por ai mund të jetë jashtëzakonisht i mprehtë, pasi ka jetuar pjesën më të madhe të jetës në Hollyëwood dhe sepse gjithmonë nxjerr filma të rinj.
Ai ishte aq i sigurt se do të nominohej për çmimin Oscar për regjisorin më të mirë për filmin “Nofullat”, saqë ftoi një ekip gazetarësh për ta filmuar atë duke parë nominimet.
Erdhën vetëm 4 çmime, përfshirë atë për montazhin më të mirë. Por asnjë për regjisorin më të mirë. Sipas Phillips, ky fakt e nxiti të niste xhirimin e filmit të tij të radhës.

Suksesi tjetër i madh
Ai pati një sukses tjetër të madh me në vitin 1993 me “Listën e Shindlerit”: pranimin e përkatësisë së tij. “Ajo përvojë më motivoi të pajtohesha me të gjitha arsyet… Unë nuk u fsheha më nga hebrenjtë e mi. Dhe më bëri shumë krenar që isha hebre”, u shpreh ai në një dokumentar të vitit 2017.
Ai kishte dashur të filmonte në Aushvic, por e kishin ndaluar. Kampi i tij i rremë i përqendrimit në periferi të Krakov është ende atje. Unë e kam parë. Mendoj se me “Listën e Shindlerit”, ai u bëri një dëm të vërtetë hebrenjve, megjithëse në mënyrë të pandërgjegjshme: nazistët e tij janë sharmantë ndërsa hebrenjtë e tij një masë e heshtur dhe e terrorizuar.
E mbani mend skenën e fundit: imponimin e një fundi shëlbyes, që përjetohet si më e tmerrshëm se çdo gjë që kishte ndodhur më parë? Si mund ta bënte një film të tillë dhe më pas t’i humbiste kuptimin? Një miku i tij regjisor pa një montazh të përafërt të “Listës së Shindlerit”:ai nuk pa asnjë kolonë zanore, asnjë fëmijë me një pallto të kuqe dhe asnjë fund shëlbyes.
Ai mendoi se ishte një kryevepër. Por ky është Spielberg. Ai nuk mund të ndalojë së modifikuari, sepse nuk i beson audiencës, por vetëm vetes. “Unë jam vetë publiku”- thotë ai.
Ankesa e zakonshme për Spielberg është se një fëmijë i talentuar që bën kinema për fëmijë më pak të talentuar. Ai e ka kthyer kinemanë nga forma e sofistikuar e artit të viteve 1970 në një lloj anestezie.
“Ti duhej të ishe me mua”
Pauline Kael thotë se problemi nuk është Spielbergu, por bashkëpunëtorët e tij: “Të gjithë të tjerët kanë imituar fantazitë e tij, dhe rezultati është një infantilizim i kulturës”. Përgjigjja e tij ndaj kësaj është zakonisht prekëse: “Unë mendoj se disa njerëz do të donin që unë të bëja një film që eksploron anën e errët, dhe që nuk ofron një përgjigje të lehtë për ta bërë audiencën të ndihet më mirë kur të rikthehen te makinat e tyre.
Nëse ata kritikë duan më shumë dhimbje në filmat e mi, mund të më japin 2 milionë dollarë –kaq do të duhej për të bërë një film për dhimbjen – dhe unë do ta bëj atë film”. Por mua më pëlqen të mendoj se e vetmja gjë që qëndron mes tij dhe madhështisë është vetë-mashtrimi i tij, këmbëngulja e tij për dashamirësinë e tij.
Por gjëja e tmerrshme është se e di se ai mund t’ia dalë. Dhe do të doja që ai ta bënte. Pyes veten se sa e kupton vetveten. Pavarësisht bukurisë së tij, The Fablesman, nuk sugjeron se kjo gjë ndodh. Bashkëshortja e tij, aktorja Kate Capshaw, e cila ka luajtur në filmat e tij Indiana Jones dhe Temple of Doom, e pyeti një herë se çfarë ndodhi me karrierën e saj.
“Ai më tha: Ti nuk duhej të kishe një karrierë. Ti duhej të ishe me mua”. Kështu i ndodhi pikërisht nënës së tij: ishte burimi i ankthit të saj.
Po kështu shprehet në “The Fablemans”. Por unë nuk habitem që ai e harron këtë. Filmat e tij nuk trajtojnë marrëdhëniet e personazheve me njëri-tjetrin. Ata merren me marrëdhënien e Spielbergut me veten. Puna e tij duket gjithnjë e mbetur pas në peizazhin vezullues dhe kufizues të fëmijës.