Modelja Rosie Huntington-Whiteley ka një koleksion të suksesshëm të të brendshmeve që ajo e krijon për markën britanike “Marks and Spencer”, derisa së fundmi ka zbuluar se shpesh i drejtohet djalit të ashpër të Hollywoodit, bashkëshortit të saj Jason Statham, për ide të reja.
Huntington – Whiteley ka thënë se ajo shfrytëzon "krijimtarinë" e aktorit të filmave aksion kur ajo është duke punuar për një koleksion të ri sytjenash dhe pantallonash.
Duke folur gjatë një paraqitjeje në “The Jonathan Ross Show', Rosie tha se Jason e pëlqen kreativitetin.
“Jason e pëlqen kreativitetin. Ai është dikush tek i cili shkoj gjithmonë kur bëhet fjalë për interierët, artin dhe arkitekturën. Ndërsa po krijonim paketimin për linjën e të brendshmeve unë flisja vazhdimisht me të për këtë. Të dy jemi shumë të përfshirë në prapaskenë në projektet e njëri-tjetrit”, ka thënë Rosie.
Gama e të brendshmeve të Rosie është aq e popullarizuar, saqë ajo ka thënë se shpesh afrohet nga gra që duan t'i tregojnë se kanë veshur modelet e saj.
Rosie ka dizajnuar koleksionin e saj “Rosie for M” dhe “S Lingerie” për 10 vitet e fundit dhe së fundmi zbuloi se shijet e saj kanë ndryshuar që kur u bë nënë e dy fëmijëve.
-
Huntington-Whiteley: Martesa nuk është thelbësore për mua
-
Rosie Huntington-Whiteley e Jason Statham bëhen prindër për herë të dytë
-
E fejuara e lavdëron aktorin Jason Statham
-
Jennifer Lawrence tregon për bashkëpunimin e veçantë me Robert Patinsonin
-
Hailey Bieber: E dua veten më shumë tani që jam bërë nënë