Showbiz

Rokeri Meat Loaf e sulmon Greta Thunbergun dhe pastaj e “shqyejnë” në mediat sociale

Aktivistja e re si duket ka shumë mbështetje në të gjithë botën, gjë që është veçanërisht e dukshme në rrjetet sociale.

Muzikanti Meat Loaf tha kohët e fundit në një intervistë se ai nuk beson në ndryshimet klimatike dhe me këtë rast iu referua edhe Greta Thunberg, duke thënë se i është "shpëlarë truri" dhe se ajo është e "detyruar" të mendojë kështu.

Rokeri me këtë qëndrim ka shkaktuar hallakamë të vërtetë në rrjetet sociale, ku shumë njerëz e kritikojnë për qëndrimin se aktivistja e re as vetë nuk beson në ndryshimin klimatik, raporton Indy100.

"Ajo nuk ka bërë asgjë të keqe, por është e detyruar të mendojë se ajo që po e thotë është e vërtetë", tha ky muzikant.

Kjo hasi në komente të ashpra nga përdoruesit e mediave sociale, të cilët e kritikuan rokerin, shkruan KOHA Ditore.

“Supozoj se Greta dëgjoi për herë të parë për Meat Loaf dhe qeshi nga zemra me fjalët e tij", "Ekziston fuçia, fundi i fuçisë dhe një pellg papastërtie në vendin ku qëndronte dikur fuçia. Dhe në të gjitha këto një mikroorganizëm. Kjo është të kuptuarit e Meat Loaf", "Kujt t'i besohet? 97 për qind të shkencëtarëve apo tipit të quajtur Meat Loaf?", janë vetëm disa nga komentet me të cilat përdoruesit e mediave sociale i dolën në mbrojtje Gretës.

Ka edhe nga ata që e mbështesin mendimin e Meat Loaf, por ka shumë të tjerë që e përqeshin për shkak të qëndrimit të tij në intervistën me tabloidin britanik.