Aktori Robert Pattinson ka rezultuar pozitiv për koronavirus, për çka filmi “The Batman” ku ai kishte rolin kryesor, është suspenduar, ka njoftuar Vanity Fair dhe Hollywood Reporter, të enjten.
Studioja Warner Bros ka thënë se “një anëtar” i produksionit kishte rezultuar pozitiv duke mos dhënë emër.
Vanity Fair dhe Hollywood Reporter kanë shkruar se personi pozitiv është Pattinson, ylli i filmit.
Filmi me producent Matt Reeves, ka rifilluar xhirimet ditë më parë pas gati 6-muajsh pauzë për shkak të pandemisë me koronavirus.
“The Batman” do të duhej të shfaqej në qershor të vitit 2021, por është shtyrë për në tetor për shkak të situatës.
Artikuj të ngjashëm
-
Vazhdon ndryshimi i datave të lansimit për filmat hollywoodian
-
“The Batman” vazhdon të jetë filmi më i shikuar në Amerikë
-
“The Batman” me debutim rekordthyes në arkat filmike të Amerikës Veriore
-
Robert Pattinsoni thotë se roli i tij i Batmanit është më i errët
-
Jason Momoa ka rezultuar pozitiv me COVID-19