Ylli i muzikës, Robbie Williams ka treguar se së fundmi është diagnostikuar edhe me një lloj tjetër të çrregullimit të personalitetit të quajtur “person shumë i ndjeshëm”.
Ai në një intervistë për “The Times” ka folur rreth çrregullimeve të shumta që ka me personalitetin e tij.
“I kam të gjitha, dispraksian, disleksian, ADHD, neurodiversitetin, dismorfian trupore, hipervigjilencën. Dhe është një e re me të cilën jam diagnostikuar së fundmi: ’person shumë i ndjeshëm’”, ka thënë ai.
Këngëtari ka treguar gjithashtu se ka vuajtur nga stresi postraumatik.
Nga viti 2006 deri në vitin 2009 ai kishte përjetuar agorafobinë dhe si pasojë ai nuk doli nga shtëpia për 3 vjet.
Agorafobia është një lloj çrregullimi i ankthit. Një person me agorafobi ka frikë të largohet nga ambientet që ai i konsideron të sigurta. Në raste të rënda, personi me agorafobi e konsideron shtëpinë e tij si mjedisin e vetëm të sigurt. Personat me agorafobi mund të shmangin largimin nga shtëpia për dite, muaj apo vite.
Ai më parë kishte pohuar se kishte abuzuar edhe me substanca narkotike shumë të rrezikshme dhe për këtë kishte shkuar në rehabilitim në vitin 2007.
Edhe
Robbie Williams zbulon frikën më të madhe për karrierën e tij
Ylli për “The Times” ka treguar gjithashtu se ishte kapluar nga fama që në fillim të karrierës.
“Kur je në qendër të vëmendjes nuk mund t’i besosh askujt. Po përjetoja nervozë dhe kriza psikike në sy të të gjithëve”, ka thënë ai.
Mirëpo 49-vjeçari gjithashtu ka thënë se gjërat që po e shkatërronin po e bënin më të suksesshëm.