Showbiz

Rita Ora zbulon se kë e kishte idhull

Këngëtarja shqiptare me renome botërore Rita Ora ka treguar se këngëtarja e famshme e aktorja Jennifer Lopez ishte inspirimi i saj më i madh derisa po rritej.

Rita Ora në një intervistë për “Tatler” ka thënë se është shumë e lumtur me atë që ka arritur gjatë karrierës dhe ia ka adresuar meritat inspirimit që kishte marrë nga Jennifer Lopez.

Rita 32-vjeçare ka thënë se është krenare me atë që ka arritur në jetën profesionale.

“Do të doja ta pranoja këtë”, ka thënë Rita Ora. “Unë gjithmonë mundohem të gjejë disa hapësira që funksionojnë për mua. Kjo vjen nga inspirimi im që e kisha duke u rritur, Jennifer Lopezin”, ka thënë Ora.