Ajka e showbiznesit botëror është “derdhur lumë” mbrëmjen e së premtes në Porto Cerva të Italisë, për të marrë pjesë në mbrëmjen verore Gala të UNICEF-it.
27-vjeçarja me origjinë shqiptare, Rita Ora vodhi vëmendjen e aparateve fotografike të reporterëve të pranishëm, teksa përshkoi tapetin e kuq me një veshje shumëngjyrëshe, e cila të vinte në dilemë nëse mbante apo jo të brendshme, transmeton tch.
Veç saj, në mbrëmje ishin të pranishme edhe ish-këngëtarja Nicole Scherzinger, tashmë 40 vjeç, me një me një fustan të kuq flakë, e po ashtu edhe supermodelja 27-vjeçare Emily Ratajkowski, me një fustan tyl të zi që shfaqte dukshëm linjat e saj.
Nuk munguan edhe yje të tjera të modelingut apo kinematografisë, si Heidi Klum, Irina Shayk apo Michelle Rodriguez, që të gjitha rrëzëllitëse.
{gallery}
-
Rita Ora e Dua Lipa shkëlqejnë në ndejën e “Vanity Fair” pas ceremonisë “Oscar”
-
Rita Ora shfaq të brendshmet me një fustan të zi transparent
-
Rita Ora në MetBall me gurë që datojnë nga shekujt 1 dhe 2 para lindjes së Krishtit
-
“People” lavdëron Rita Orën
-
Sonte Rita Ora e pushton skenën e festivalit “Eurovision”