Showbiz

Rita Ora ndan pamje nga loja Kosovë-Zvicër: Vendi im i preferuar në tërë botën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka reaguar pas nderimit që i është bërë të shtunën mbrëma nga tifozët Dardanët në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Duke shpërndarë një postim të presidentes Vjosa Osmani, lidhur me koreografinë e Dardanëve para ndeshjes së djeshme Kosovë-Zvicër, Këngëtarja ka falënderuar duke zgjedhur disa fjalë të veçanta.

“Të dua Kosovë. Vendi im i preferuar në të gjithë botën”, ka shkruar krahas pamjeve nga stadiumi.

Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”, përfundoi me rezultat 2-2.

Në banerin gjigant të Dardanëve, përveç Rita Orës që ishte vendosur në qendër, u nderuan edhe lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët.

Image
Image