Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora kërkon recetën e “gjizës me speca”

Prindërit e këngëtares shqiptare Rita Ora, Besnik dhe Vera Ora, po shijojnë pushimet verore në bregdetin shqiptar, ndërsa ndalesën e fundit e kanë bërë edhe në Ulqin.

Rita ka treguar gjithmonë se e pëlqen shumë ushqimin tradicional shqiptar. E, Vera përmes një videoje në Instagram ka treguar një prej ushqimeve të preferuara të Ritës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Speca me gjizë” ka qenë ushqimi për të cilën Vera thotë se bija e saj i ka kërkuar edhe recetën se si ta gatuajë atë në Los Angeles.

“Dita e radhës, Rita Ora ti më pyete se si ta gatuash gjizën me speca në Los Angeles, prandaj ja ku është”, shkroi nëna e këngëtares në mbishkrimin e videos që publikoi.

Ndërkohë edhe vetë artistja me të parë postimin e nënës së saj e rishpërndau atë në InstaStory, duke shkruar në mbishkrimin e saj “Më e mira”.

Image