Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita nderohet me Hyjneshën në Fron

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, është nderuar me Hyjeshën në Fron, si shenjë falënderimi për punën si ambasadore e Kosovës nëpër botë.

Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran ia ka dhuruar kryeministri Ramush Haradinaj që gjendet në Britani të Madhe për Samitin e Londrës.

“Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër. Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë”, ka thënë Haradinaj në Facebook.

“Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën. Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t'i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleminderit që të kemi. Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua”.