Rita Ora është bashkuar në eventin “Caring Foundation” në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Ajo ka qenë e pranishme në javën e modës në Paris, mirëpo shijoi ndryshimin e ritmit të dielën pasdite, kur iu bashkua Salma Hayekit në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në ngjarjen “Caring Foundation”, shkruan Daily Mail.
Këngëtarja e këngës “Hot Right Now” në ngjarjen e organizuar dukej e bujshme në një kostum me pantallona të fildishit dhe me një xhaketë me gjoks të hapur.
Rita mori pjesë në event me nënën e saj, Vera Sahatçiu, 55 vjeçare, e cila dukej e mrekullueshme në një fustan të zi.