Rihanna u kthye në skenë pas gjashtë vjetësh të dielën, me një performancë mahnitëse në pjesën e parë të “Super Bowl”.
Raportohet se këngëtarja amerikane me prejardhje nga Barbadosi ka shpenzuar para të shumta për qëndrimin e saj në Arizona, ku u mbajt ngjarja sportive e National Football League (NFL)
Krijuesja e shumë hiteve, Rihanna 34 vjeç, e cila zbuloi gjatë performancës se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me reperin ASAP Rocky, thuhet se ka shpenzuar mbi 500 mijë dollarë për apartamentin ku ka qëndruar disa ditë para shfaqjes.
Duke qëndruar për gjashtë net, ajo shijoi komoditetin në pesë dhoma gjumi, rreth 30 km larg nga Stadiumi State Farm - pavarësisht se nuk u pagua asnjë qindarkë për vetë performancën, transmeton Koha.net.
Rihanna ka marrë me qira një shtëpi me sipërfaqe prej 6,434 metrash katrorë në Paradise Valley, sipas një raporti të TMZ.
Edhe
Rihanna nuk u pagua për performancën në “Super Bowl”
Sipas mediumit, rezidenca kushtonte 85,000 dollarë për një natë, që do të thotë se qëndrimi i saj 6-ditor ka kapur shumën prej rreth 510 mijë dollarësh. Rezidenca kishte edhe pishinë të jashtme dhe fushë sportive.
Super Bowl përfundoi sezonin e NFL-së të dielën ku Kansas City Chiefs fitoi ndaj Philadelphia Eagles.
Interpretuesit në “Super Bowl” nuk marrin kurrë para për shfaqjen e tyre në këtë ngjarje. Pavarësisht kësaj, emrat më të mëdhenj të muzikës performojnë falas për faktin se po shfaqen para audiencës më të madhe të karrierës së tyre, gjë që ndikon në një mënyrë të madhe në shitjet e tyre.
Në vitin 2017, pas performancës së saj, Lady Gaga pa që shitjet e albumit të saj të rriteshin me 1,000 për qind.
Edhe
Rihanna i rikthehet skenës gjatë koncertit të Jay-Z
Ndërkohë, Jennifer Lopez fitoi 2.3 milionë ndjekës të rinj në platformat e saj të mediave sociale pas performancës së saj me Shakiran në vitin 2020.
Në vitin 2022, një mori legjendash duke përfshirë Dr. Dre, Snoop Dogg, Mary J. Blige, Kendrick Lamar, Eminem dhe 50 Cent performuan së bashku. Pas shfaqjes, Dr. Dre pa se shitjet e albumit të tij u rritën me 183 përqind.
