Viti 2017 duket se do të jetë i reperit me origjinë shqiptare Labinot Gashi, i njohur me emrin artistik “G4shi”.
Ai po cilësohet si një nga artistët më premtues në skenën botërore, ndërsa ditë më parë G4shi ka ndarë në rrjetet në sociale një video, në të cilën shihet duke punuar me DJ e mirënjohur amerikan, Skrillex, transmeton Koha.net.
Javë më parë, ai nënshkroi kontratë me labelin “Roc Nation”, në krye të së cilit është Jay Z, duke qenë tani nën menaxhimin e tij.