Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Reperi DMX në gjendje kritike për jetën

Reperi Earl Simmons, më së miri i njohur me emrin skenik, DMX, vazhdon të qëndroj i hospitalizuar dhe në gjendje të keqe shëndetësore.

Sipas raportimeve në media, bëhet e ditur se reperi është në gjendje kome kjo pasi kishte pësuar sulm në zemër gjatë fundjavës. Po ashtu është bërë e ditur se ai ka pësuar dëme të mushkërive dhe trurit dhe aktualisht nuk ka asnjë aktivitet të trurit.

Të premten e kaluar, artisti 50-vjeçar ishte dërguar me urgjencë në spitalin “White Plains” në New York, pasi mjekët emergjent e kishin pranuar një thirrje nga policia. Disa burime mediale e kanë cituar sulmin e tij në zemër si pasojë e mbidozës me drogë, por avokati i reperit, Murray Richman, nuk i ka konfirmuar këto spekulime.

Disa prej familjarëve dhe miqve të yllit DMX kanë pasur mundësi ta takojnë në spital, derisa të tjerët janë mbledhur jashtë dhomës ku ai po trajtohet duke u lumtur për shërimin e tij të plotë.

DMX është i njohur për abuzimin me droga për vite të tëra dhe disa herë ka kaluar kohë edhe në rehabilitim. Ai është i njohur si ikonë e muzikës hip-hop derisa ka pasur bashkëpunime me disa prej artistëve më të mëdhenj të kësaj rryme të muzikës siç janë Jay-Z, Ja Rule, Eve dhe LL Cool J.

Edhe DMX në gjendje të rëndë shëndetësore nga një sulm më zemër Showbiz DMX në gjendje të rëndë shëndetësore nga një sulm më zemër

DMX është po ashtu i njohur për disa role edhe në filma.

{gallery}