Emily Ratajkowski (28) ka dëshmuar prej kohësh të jetë reklama më e mirë e vetes. Modelistja e ka lansuar koleksionin e ri të të brendshmeve, me të cilin u krenua në rrjetet sociale.
Ajo pozoi me kolegen, ndërsa të dyja kishin veshur vetëm të brendshme dhe atlete. Ato madje e bënë një video në të cilën i kishin nxjerrë prapanicat, ndërsa edicioni i tyre i zhveshur u shikua nga rreth dhjetë milionë persona.
Komentet nuk munguan, ndërsa një adhurues i porositi: 'Më pëlqen ky postim më shumë sesa fotot e bashkëshortit tim'. Meqë ra fjala, Ratajkowski kohët e fundit përfundoi në qendër të vëmendjes në Los Angeles në premierën e 'Uncut Gems'.
Edhe pse e kishte veshur një fustan të zi të hapur, i cili tregonte shumë, të gjithë sytë ishin të fiksuar në dorën e saj, në të cilën e kishte shkruar “F*ck Harvey”, duke aluduar në grabitqarin seksual Harvey Weinstein (67), shkruan KOHA Ditore.
“Sot, Harvey Weinstein dhe studioja e tij e mëparshme e bënë një marrëveshje 25 milionë dollarëshe me viktimat e tyre. Weinstein, i cili është akuzuar për vepra që fillojnë nga ngacmimi seksual e deri tek përdhunimi, nuk do të ketë nevojë ta pranojë fajësinë ose të paguajë me paratë e tij”, - shkroi Emily në rrjetin social.