Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Regjisori Ritchie e humb lejen për të vozitur sepse kishte përdorur telefonin në veturë

Guy Ritchie i është ndaluar të vozitë veturën për gjashtë muaj, pasi që u zu nga një person i cili i xhiron vozitësit që bëjnë shkelje dhe i poston në kanalit e tij në YouTube.

Regjisori i famshëm i filmave pranoi që është fajtor dhe iu dhanë gjashtë muaj ndalesë ngase tashmë kishte nëntë pika të hequra nga leja për shkak tejkalimit të kufizimeve të shpejtësisë, shkruan NME.

Biciklisti Mike van Erp, i cili ka më shumë se 22,000 abonues në kanalin e tij në YouTube (CyclingMikey) dhe ku poston video të vozitësve që shkelin ligjin, e kishte gjiruar Ritchien në nëntor të vitit 2019.

Çiklisti e kishte filmuar Guy Ritchien i cili po voziste veturën në Londër. Në këtë video van Erp i afrohet veturës së Ritchies dhe i thotë: “Nuk duhet të shkruash porosi gjersa je duke vozitur, apo jo? Të pash duke e bërë edhe më herët”. Ritchie nuk thotë asgjë por e mbyll dritaren dhe vazhdon vozitjen, transmeton KOHA.

Në një deklaratë në gjyq, van Erp thotë; “E vërejta vozitësin duke shkruar porosi në telefon gjersa po voziste. Edhe kur iu afrova e pash telefonin e tij të ndezur me porosinë e shkruar e cila ende nuk ishte dërguar”.

Edhe Publikohen pamjet e arrestimit të Justin Timberlake për vozitje në gjendje të dehur Showbiz Publikohen pamjet e arrestimit të Justin Timberlake për vozitje në gjendje të dehur

Dhe kështu Guy Ritchie humbi lejen.

Ai u bë i njohur me filmin e tij “Lock Stock And Two Smoking Barrels” për të vazhduar me shumë filma të zhanrit dhe stilit specifik të tij, ndërsa në vitin 2020 u rikthye me filmin “the Gentlemen”.