Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Regjisori Francis Ford Coppola u nderua me yll në Hollywood

Foto: AP/Associated Press

Regjisori i famshëm amerikan, Francis Ford Coppola, të hënën u nderua me yll në shtegun e të famshmëve në Hollywood, njotoi AP-ja të martën.

82-vjeçari ishte i pranishëm në ceremoninë e zbulimit të yllit të tij në bulevardin e famës.

“Mendoj se në pozitën time, është më mirë të japësh komente të shkurtra dhe të sinqerta, dhe sigurisht se jam i kënaqur që emri im është përfshirë në mesin e këtyre personave të mrekullueshëm, shumica prej së cilëve nuk jetojnë më. Prandaj, ju falënderojë të gjithëve nga thellësia e zemrës”, u shpreh ai.

Regjisori, skenaristi dhe producenti i shpërblyer me gjashtë çmime “Oscar”, dhe i cili më së miri njihet për punën në filmat “The Godfather”, është njëri prej gjashtë personave të vetëm që brenda një nate ka fituar çmim akademik për kategoritë, “Filmi më i mirë”, “Regjisori më i mirë” dhe “Skenari më i mirë”. Këtë sukses e arriti në vitin 1974 me filmin “The Godfather: Part II”.

Motra e regjisorit e cila gjithashtu kishte rol në filmat me gangster, Talia Shire, ishte e pranishme në ceremoni krahas aktores, Elle Fanning. Kjo e fundit para të pranishmëve deklaroi: “Puna me një regjisor sikur ju më ka mësuar të jem e shkathët. Po ashtu mendoj se ma ka mësuar mënyrën e të bërit film. Francis përdor gjërat përreth dhe i kthen ato në ari. Këmbëngulja juaj është e dukshme në çdo film, përfshirë këtu edhe jetën reale. Mbaj mend kur më tregove për fëmijërinë tënde të vështirë, kur qëndroje i shtrirë në shtrat si pasojë e sëmundjes ‘poliomieliti’ dhe se si i mbanin fëmijët e tjerë larg teje. Dhe unë mendoj se fatkeqësia që keni përjetuar si fëmijë, thjesht ka kontribuar në një imagjinatë të pandalshme dhe unike të cilën ju e posedoni”, tha Fanning.

Edhe Harrison Ford nuk do të pensionohet, ani se ka kaluar gjysmë shekulli në Hollywood Showbiz Harrison Ford nuk do të pensionohet, ani se ka kaluar gjysmë shekulli në Hollywood

Për nderë të 50-vjetorit të lansimit të filmit të parë, “The Godfather”, gjatë muajit shkurt ky projekt u transmetua nëpër kinema të limituara të Shteteve të Bashkuara.

{gallery}