Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Regjimi i stërvitjeve i la pasoja të rënda Zac Efronit

Ylli hollywoodian, Zac Efron, e pranon se trupi i tij muskuloz në filmin “Baywatch” dukej jo real, dhe ushtrimet e rënda fizike të cilave i ishte nënshtruar për ta arritur atë formë të përkryer, i kanë shkaktuar pasoja të rënda për ca kohë.

Aktori 34-vjeçar e shfaqi një transformim fizik në filmin e vitit 2017, “Baywatch”, por tani ai thotë se muskujt e fryrë dhe yndyra e ulët e trupit, thjesht nuk janë realiste për jetën e përditshme dhe as që dukeshin mirë në ekranin e madh, sipas mendimit të tij.

“Pamja që kisha në atë film, nuk e di nëse është vërtet e arritshme. Ka shumë pak ujë në lëkurë. Gjithçka duket jo reale dhe më shumë si efekt special. Për t’i krijuar ata muskuj u desh ta përdorja diuretikun e fuqishëm Lasix. Prandaj, në jetën e përditshme nuk më duhet asi lloj regjimi i ushtrimeve. Preferoj të kem pak më shumë yndyrë në trupin tim. Mendoj se është më e shëndetshme”, deklaroi aktori për revistën “Men’s Health”.

Image

Efron, tutje e pranoi se atëkohë stërvitej shumë dhe nuk flinte mjaftueshëm, në përpjekje për ta krijuar trupin perfekt. Por, kjo i shkaktoi pasoja të rënda.

“Si pasojë e stërvitjeve të rënda, fillova të vuaja nga pagjumësia dhe rashë në depresion të keq për një kohë të gjatë. Ajo eksperiencë më lodhi jashtëzakonisht shumë dhe më pas e pata të vështirë ta merrja veten. Kisha konsumuar diuretik për një kohë të gjatë dhe kjo më shkaktoi pasoja të rënda”.

Nga atëherë, Zac e ka ndryshuar plotësisht regjimin e stërvitjeve dhe bëri të ditur se tani për mirëmbajtjen e formave fizike, mbështetet më shumë tek yoga dhe zgjatja e muskujve, dhe nuk preferon të bëjë ushtrime të rënda në palestër.

Edhe Zac Efron demanton spekulimet për operacione plastike: Pothuajse vdiqa kur e theva nofullën Showbiz Zac Efron demanton spekulimet për operacione plastike: Pothuajse vdiqa kur e theva nofullën

Gjatë intervistës aktori po ashtu foli për ndryshimin drastik në fytyrë, që shkaktoi spekulime në media se ai kishte bërë ndërhyrje kirurgjike. Por në fakt, Efron e ka pësuar një aksident të çuditshëm në shtëpi, me ç’rast ka thyer nofullën. Kështu, muskujt masazhues në pjesën e brendshme të fytyrës dhe nofullës së tij, duhej të ushtroheshin shumë për ta kompensuar dëmtimin. E pikërisht ky aksident ia dha aktorit një pamje shumë të ndryshme.

{gallery}