Këngëtari i R&B, R Kelly, është arrestuar sërish nga policia, kësaj radhe pasi ka dështuar të paguajë një shumë parash për fëmijët e tij.
Një gjyqtar në Çikago tha se këngëtari amerikan do të mbahej në paraburgim deri sa t’i paguante 161 mijë dollarët për të cilat i detyrohet ish-gruas dhe fëmijëve të tyre.
Ky arrestim erdhi vetëm disa orë pasi R Kelly i nervozuar dhe me lot në sy refuzoi akuzat për abuzime seksuale ndaj disa vajzave të mitura, transmeton Ksp.
Gjatë një paraqitjeje në emisionin televiziv CBS “This Morning”, Kelly, i cili tashmë është paraqitur para gjykatës për akuza të ngjashme, tha se ishte i pafajshëm dhe se nuk mund të gjykohej dy herë për të njëjtën vepër penale.
Ai shprehu shqetësim në lidhje me faktin se emri i tij ishte tema kryesore e mediave muajve të fundit dhe raportimi i vazhdueshëm në një kontekst negativ ndikoi në karrierën e tij profesionale.
-
R. Kelly kërkon uljen e dënimit, i drejtohet presidentit Trump për falje të pjesshme
-
Vëllezërit Tate arrestohen në SHBA, Britania kërkon ekstradimin e tyre për akuza të reja
-
Lil Nas X i shpëton dënimit nëse i nënshtrohet trajtimit për shëndet mendor
-
Publikohen pamjet e arrestimit të Justin Timberlake për vozitje në gjendje të dehur
-
Ish-asistenti i Britney Spearsit e quan “të dyshimtë” arrestimin e saj