Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

"Game of Thrones" me madje 32 kandidime për çmimet prestigjioze “Emmy”

Kush e di për të satën herë, seria e mega-popullarizuar e HBO-së "Game of Thrones" e ka fituar titullin e serialit më të kandiduar për çmimet prestigjioze “Emmy”.

Ajo është nominuar në 32 kategori, duke përfshirë edhe atë për serinë dramë më të mirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë rekord e kishte mbajtur më parë seria "NYPD Blue", e cila i fitoi 26 kandidime në vitin 1994. Gjatë gjithë tetë sezoneve, "Game of Thrones" i ka fituar gjithsej 161 nominime.

"Game of Thrones" dominoi edhe në kategoritë e aktrimit dramatik, shkruan KOHA Ditore. Seria i mori katër nominime për aktoren më të mirë mbështetëse në një seri dramë, ku janë nominuar Gwendoline Christie, Lena Headey, Sophie Turner dhe Maisie Williams dhe tre nominime për aktorin më të mirë mbështetës. Në këtë kategori, u emëruan Alfie Allen, Nikolaj Coster-Waldau dhe Peter Dinklage.