Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e Era Istrefi po vazhdojnë të bëjnë krenar çdo shqiptar, e për më tepër ata të cilët merren me muzikë, duke qenë se e dinë më së miri se jo gjithçka është ashtu siç duket në ekran.
Tekst-shkruesi i njohur shqiptar nga Maqedonia, Avni Qahili, thotë se ato janë thjesht krenaria e shqiptarëve.
Ai ka komentuar edhe këngën më të re të Era Istrefit, “Redrum”.
Autori i njohur është i mendimit se një element shumë i rëndësishëm është të qenit vetvetja, sepse sipas tij, një pjesë e madhe nuk janë vetja, ëndërrojnë për gjëra që nuk mund t’i realizojnë dhe kur përballen me dështimet, vijnë problemet e mëdha.