Para premierës botërore në Sci-Fi-Longon dhe publikimit digjital muajin e ardhshëm, ka mbërritur posteri dhe trileri për horror komedinë me zombi Shed of the Dead, me skenar/regji të Drew Cullingham.
Trevor (Spencer Brown) është "në vlugun e punëve". Ai i kalon ditët e tij duke e shmangur gruan e tij e cila vazhdimisht ankohet, duke u fshehur në depon e tij, duke i ngjyrosur figurinat e lojës së tij me mikun e tij agorafobik Graham dhe duke ëndërruar për alter-egon e tij heroik, magjistarin luftëtar Casimir the Destroyer.

Kur z. Parsons, njëri nga banorët, kërkon që Trevor të largohet nga parcela e tij, zhvillohet një grindje e cila e lë Trevorin me një trup i cili duhet fshehur. Për fat të mirë të tij (dhe për fatkeqësinë e përgjithshme), kjo ngjarje përkon me apokalipsin e zombive dhe kthimi i z. Parsons bëhet vetëm fillimi i problemeve të Trevorit. Është edhe më e rëndësishme se a do të përpiqet ta shpëtojë ai gruan e tij dhe mikeshënn e saj të bukur, e cila është tensionuese si për të ashtu edhe për Grahamin, shkruan KOHA Ditore.
Në film luajnë Spencer Brown, Ewen Macintosh, Lauren Socha, Emily Booth, Kane Hodder, Michael Berryman, Bill Moseley dhe Brian Blessed, ndërsa filmi mbërrin më 20 maj.
-
“Venom: The Last Dance”, filmi i fundit i trilogjisë së famshme
-
“Last Seen Alive” trileri i ri i aktorit Gerard Butler
-
Publikohen pamjet e para të filmit “Thor: Love and Thunder”
-
Janë publikuar pamjet e para të filmit “Scream 5”
-
“Ghostbusters: Afterlife” vazhdimi i tretë i filmave ikonikë të viteve ‘80