Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, e ka publikuar këngën e re të titulluar “Prologue”.
E shoqëruar edhe me videoklip, kënga vjen më ndryshe nga projektet e fundit të Ronelës, ku ajo shfaqej duke performuar me plot energji dhe duke vallëzuar.
“Prologue” që është kënga e parë e albumit vizual të këngëtares, “Rron”, i përfshinë edhe disa fraza në gjuhën latine si dhe flet për dhimbjet e dashurisë.
Melodinë dhe tekstin e këngës i ka bërë vet këngëtarja, ndërsa për muzikën dhe aranzhmanin është përkujdesur “Tull Production”.
Videoprojekti i ri i Ronela Hajatit tashmë është publikuar në platformën YouTube.
Artikuj të ngjashëm
-
Ronela Hajati do ta publikojë “Himnin”
-
Ronela ka publikuar klipin e këngës me të cilën merr pjesë në Eurovision
-
Ronela Hajati nesër publikon videoklipin e këngës Sekret
-
Ronela Hajati bën tatuazh emrin e këngës që i solli suksesin më të madh në karrierë
-
Ronela Hajati publikon prapaskenat e klipit "Sekreti"