Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Profesoresha nga Cornelli e zbulon albumin e humbur të Lou Reed

Një kasetë që i përmban 12 këngë të humbura që Lou Reed i kishte regjistruar për mikun dhe artistin Andy Warhol, është zbuluar në arkivat e Warhol Museum.

Philosophy Songs (From A to B and Back) u regjistrua nga Reed në shtëpinë e tij, sipas profesoreshës së muzikës së Universitetit Cornell, Judith Peraino, e cila e gjeti muzikën.

"Duket sikur ai i regjistroi ato në apartamentin e tij me një mikrofon të hapur, thjesht zërin dhe kitarën akustike", tha ajo, duke rrëfyer se kaseta përmban qartë një album të papublikuar.

"Ajo që e bën këtë të rrallë është aspekti dhurues i kasetës - që Lou Reed me dashje e krijoi një seri këngësh të kuruara dhe një set këngësh të kompozuara në kasetë, të destinuara vetëm për Warholin."

Image

Nuk ka plane për publikimin e këngëve, kryesisht për shkak të çështjeve të të drejtave, shkruan KOHA Ditore.

Edhe Kthehet pas 44-vjetësh kaseta e “Beatles” në bibliotekën e Teksasit Kuriozitet Kthehet pas 44-vjetësh kaseta e “Beatles” në bibliotekën e Teksasit

"Pa e kuptuar se çfarë është përfshirë në kasetë dhe kush e krijoi regjistrimin, ne nuk jemi në gjendje të themi në këtë moment se çfarë mund të bëjë fondacioni (nëse mund të bëjë) për t'i bërë ato më lehtësisht të arritshme", tha drejtori i Warhol Foundation, Michael Herman.

Reed vdiq në tetor të vitit 2013.