Prezantuesja britanike Caroline Flack (39) e njohur për reality shown e saj “Love Island”, e ka provokuar imagjinatën e ndjekësve të saj të shumtë. Ajo e postoi një foto ku është e ulur në kuzhinë dhe pozon nudo, me një shishe verë në dorë dhe një gotë.
“Çfarë jave... E kemi një ndejë të vogël”, - shkroi Caroline në përshkrim.
Fansat ishin të mahnitur nga fotoja e saj dhe me këtë rast e lanë një numër komplimentesh në komente, ndërsa kishte edhe nga ata që bënin shaka, shkruan KOHA Ditore

“Shpresoj që do ta fshish sipërfaqen para se të hash mëngjes”, - ka shkruar fansi.
Caroline deri para pak ditësh kishte qenë me pushime në Ibiza, por nuk u kthye fare e pushuar siç dëshironte.
“Jam kthyer nga pushimet vjetore. Nuk kam pushuar aq sa mendoja, por ja që duhet të kthehem në punë”, - shkroi Caroline në fillim të kësaj jave. Asaj i bëri shoqëri në Ibiza i dashuri i saj Lewis Burton (27) dhe miqtë e saj.
Edhe
Flack donte “të gjente lumturinë” me të dashurin
Lewis dhe Caroline janë bashkë që nga korriku, ndërsa udhëtimi në Ibiza ndodhi pas përfundimit të xhirimeve të sezonit të showt 'Love Island', në të cilin Flack është prezantuese.
“Ata u njoftuan nga miqtë e ndërsjellë dhe vërtet u përshtatën”, - tha burimi për mediat e huaja.