Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Prezantohet versioni artistik i klasikut të animuar "Lady and the Tramp"

Disney është prej kohësh në procesin e shndërrimit të klasikëve të vet të animuar në versione filmike (ndërsa në rastin e The Lion King, versionin CGI). Një prej këtyre klasikëve të animuar është “Lady and the Tramp”, për të cilin tani e emi rastin ta shohim trailerin e parë.

Për dallim nga versionet e tjera filmike të filmave të animuar të Disney, ky nuk do të shfaqet nëpër kinema, por do të jetë në dispozicion vetëm në shërbimin për streaming Disney+, i cili do të fillojë të funksionojë së shpejti.

Charlie Bean do ta bëjë regjinë, ndërsa Andrew Bujalski e shkruan skenarin për filmin, i cili bën fjalë për ngjarjen nga origjinali: një spaniel koker amerikan nga një familje e shkëlqyer e quajtur Lady e takon një rrugaç të përzier të quajtur Tramp dhe të dy futen në aventura të shumta, shkruan KOHA Ditore.

Tessa Thompson dhe Justin Theroux ia huazojnë zërat çiftit kryesor, si dhe Sam Elliott, Ashley Jensen, Benedict Wong dhe Janelle Monáe, ndërsa në rolet njerëzore shfaqen Kiersey Clemons, Thomas Mann dhe Yvette Nicole Brown.

Lady and the Tramp do të shfaqet më 12 nëntor të këtij viti.