Nëse keni menduar ndonjëherë se si do të dukej “Peep Show” sikur në rolet kryesore në vend të meshkujve të shfaqen femrat, së shpejti do ta merrni përgjigjen në këtë pyetje.
Seria e popullarizuar humoristike britanike do ta ketë versionin e vet të ri amerikan, ndërsa në rolet kryesore, të cilat në versionin britanik i luanin David Mitchell dhe Robert Webb, do të shfaqen femrat.

Seria “Peep Show” u shfaq në plot 9 sezone në kanalin britanik Channel 4 dhe u bë komedia më e gjatë e këtij rrjeti televiziv. Mitchell e luajti Mark Corrignun, një nëpunës socialisht të papërshtatur, ndërsa Webb ishte Jeremy Usborne, një mashtrues fëminor dhe muzikant i papunë. Olivia Colman gjithashtu luajti në seri, shkruan KOHA Ditore.
Krijuesi i serialit Sam Bain, vetë e zbuloi lajmin për rimejkun e serisë së tij: "Njerëzit ndonjëherë më pyesin se a i shikoj punimet e mëparshme tani më ndryshe – a do të ishin seritë e mia më të mira po të ishin më të larmishme. Çfarë do të ishte Peep Show sikur të ishin femrat në rolet kryesore. Kjo është një pyetje e shkëlqyer. Së shpejti do ta kem përgjigjen në këtë, sepse skenari për Peep Show amerikan, me dy aktore kryesore, aktualisht është duke u punuar. Ai po punohet në kanalin FX Networks, ndërsa skenarin e shkruan truri më i mirë i komedisë Karey Dornetto."