Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pattinson dëshiron vazhdimin e filmit “Twilight”

Robert Pattinson po flet me agjentët e tij për të sjellë një film të ri të” Twilight”.

Dhjetë vite pas daljes së filmit të parë që rezultoi një sukses ndërkombëtar aktori dëshiron të rishfaqet me rolin e tij të pavdekshëm Edward Cullen.

Pattinson ka luajtur rolin e vampirit adoleshent në “Twilight”, shkruan atsh. Ai aktroi me Kristen Stewart, e cila vinte me rolin e Bella Swan dhe ata qëndruan të lidhur për katër vite.

Pavarësisht mënyrës së ndarjes së dy yjeve, Pattinson nuk e vë në mëdyshje idenë për t’u kthyer në sagën e “Twilight”.

“Unë po flas me agjentët e mi për këtë,” tha ai për Variety. “Jam gati të rikthehem përsëri për të luajtur filmin.”