Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pas shumë vjetësh, Tayna dhe Cricket ndajnë rrugët

Reperja Tayna vazhdon të jetë nën menaxhimin e Friends Entertainment.

Burime të KOHËS bëjnë të ditur, që Cricket është shkëputur nga ekipi i Taynës, duke vazhduar i vetëm në këtë fushë.

Mirëpo burimi thekson që dyshja kanë shumë projekte të finalizuara dhe këto do vazhdojnë të publikohen.

Cricket më nuk është në ombrellën e kompanisë Friends Entertainment, por raportet e tyre vazhdojnë të jenë shoqërore.

Madje ky burim thekson se producenti Cricket tashmë e ka hapur studion e tij të re, të quajtur Cricket Music.