Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pas performancës në “Super Bowl” The Weeknd rrit shitjet afro 400%

Paraqitja e artistit kanadez The Weeknd në “Super Bowl” përveçse u prit mirë dhe u shijua si performancë, i solli atij edhe shumë shitje të reja.

Sipas “MRC Data” shitjet e The Weeknd në muzikë janë rritur për 385% në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga performanca e tij në finalen e futbollit amerikan të njohur si Super Bowl.

Vetëm gjatë asaj dite, këngët dhe albumet e këngëtarit janë shitur në mbi 36 mijë kopje, e që ditën paraprake ishin shitur vetëm rreth 7 mijë kopje.

Në veçanti kënga “Blinding Lights” e The Weeknd, e cila edhe e përmbylli performancën e famshme të “Super Bowl Halftime Show” ka pasur rritje në 29%, duke u shitur me mbi 10 mijë kopje të këngës.

Nga të gjitha 9 këngët që The Weeknd i këndoi në kohën prej 14 minutave, së bashku janë shkarkuar online afro 30 mijë herë.