Disa muaj para se ta takonte princin Harry (34), Meghan Markle (37) i dërgonte mesazhe yllit të “X Factor”, Matt Cardle (36). Ata u takuan në internet në vitin 2015 kur Meghan e vlerësoi punën e tij. Në atë kohë Matt luajti edhe në muzikor.
Dukesha në vitin 2013 u nda nga bashkëshorti Trevor Engelson (42) dhe kaloi kohë në Angli në kërkim të ndonjë britaniku, ndërkohë që flitet gjithashtu se asaj i është vardisur edhe futbollisti Ashley Cole (38), shkruan The Mirror.
“Matt filloi ta ndjekë Meghanin në rrjetet sociale në fillim të vitit 2015, sepse ai mendonte se ylli i ‘Suits’ është shumë e bukur”, – tha një burim për mediat britanike, duke shtuar se Matt ishte në shok kur ajo pastaj filloi ta ndjekë atë dhe filloi t’i dërgonte mesazhe.
“Matt nuk mund të besonte se një yll hollivudian si Meghan madje e dinte se kush ishte ai ndërkohë që edhe filluan të bisedonin para se ajo t’i propozonte të takoheshin”, - vazhdoi burimi.
Shumë shpejt Matt e takoi të dashurën e tij aktuale, shton burimi, kështu që mendoi se është e papërshtatshme të vazhdonte të bisedonte me Meghan dhe filloi ta injorojë dhe nuk ishte përgjigjur në mesazhin e fundit, shkruan KOHA Ditore.
Cardle është në lidhje me Amber Hernaman (28), e cila, siç thotë ai, e ka ndihmuar atë në luftën kundër varësisë. Në ndërkohë Meghan po e feston përvjetorin si princeshë duke postuar foto të fshehta intime dhe xhirime nga martesa mbretërore.
-
Cara Delevingne konfirmon romancën me Amber Heard
-
Princi Harry dhe Meghan Markle me serial të ri në “Netflix”
-
Harry Styles i gatshëm për martesë e familje
-
Cardi B dhe Stefon Diggs nxisin spekulime për ndarje pasi hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami
-
Taylor Swift lavdëron partnerin: Befasia më e madhe e jetës