Kanë kaluar vite qëkur ajo çdo ditë ecte nëpër pasarelat e modës, por Naomi Campbell ende është një nga modelet më me ndikim në botë. "Pantera e zezë" e industrisë së modës çdo ditë ecën mbi tapetat e kuq, dhe edhe pse nuk merr më pjesë nëpër revy, kjo zonjë e famshme në Instagram herë pas here u dhuron fansave foto lakuriqe të cilat i mahnitnin ata.
Këtë herë Naomi ia tejkaloi vetes dhe na kujtoi një kohë të gjatë në vitet 1990 kur ajo ishte në kulmin e famës së saj. Ajo u zhvesh në të brendshme dhe pozoi në mënyrë joshëse mes çarçafëve të bardhë të shtratit, shkruan KOHA Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Fundjavë në kalvinet e mia," shkroi thjesht pranë fotos në të cilën shikonte drejt kamerës.
Fotografia deri më tani i ka mbledhur 160,000 pëlqime, ndërsa fansat i thanë asaj se bukuria e saj është e përjetshme dhe se vitet e kanë bërë atë më të bukur në sytë e tyre.