Showbiz

Pandemia po e ndryshon Hollywoodin

New York, 29 nëntor (AP) — “Nuk ka ‘filma’ të rinj derisa të mbarojë pandemia”, ka qenë ky kryetitulli i gazetës “New York Times” që shkaktoi bujë të madhe në 10 tetorin e 1918-s, në kohën kur ishte duke u përhapur vala e dytë vdekjeprurëse e Gripit Spanjoll.

Një shekull më vonë, gjatë një pandemie tjetër, filmat – nuk ka nevojë më për të thënë – janë duke u përballur përsëri me rrethana kritike. Por kjo jo për shkak se nuk po publikohen filma të rinj. Nëpërmjet transmetuesve, kërkesës për video, kinemave virtuale apo kinemave normale, një pjesë e konsiderueshme e filmave janë publikuar çdo javë gjatë kohës së COVID-19.

“New York Times” i ka numëruar më shumë se 460 filma të rinj që nga mesi i marsit. Por deri para pak kohësh – me vetëm disa përjashtime – këto nuk kanë qenë spektaklet me buxhet të madh që i krijon Hollywoodi. Tetë muaj pandemi dhe gjithçka është duke ndryshuar.

Muajin e kaluar kompania “Walt Disney” ka eksperimentuar me filmin 200 milionë dollarësh “Mulan”, si blerje e parë në shërbimin transmetues të saj të shpejtë “Disney+”, ku filmi i kompanisë “Pixar” - “Soul” - do të shfaqet më 25 dhjetor.

“WarnerMedia” ka bërë të ditur javën e kaluar se “Wonder Woman 1984” — një film që ka mundur të arkëtojë 1 miliard dollarë në një verë normale – do të shfaqet në kinema dhe në “HBO Max” muajin e ardhshëm. Por ende mbetet e paqartë se si industria e filmave do t’i mbijetojë pandemisë. Ama është dukshëm e qartë se Hollywoodi nuk do të jetë i njëjti.

Transformimi

Njëjtë si Gripi Spanjoll, i cili kishte shuar kompani të vogla dhe kishte kontribuuar në formimin e sistemit të studios, edhe COVID-19 është duke e rikrijuar Hollywoodin, duke e përshpejtuar një zbavitje digjitale dhe potencialisht duke e rirregulluar një industri që tashmë ka qenë në fluks.

“Nuk mendoj se xhindi do të kthehet ndonjëherë në shishe”, ka thënë producenti veteran Peter Guber, kryetar i “Mandalay Entertainment” dhe ish-shef i “Sony Pictures”. “Do të bëhet një sistem i ri i studios. Në vend të kompanive ‘MGM’ dhe ‘Fox’, do të jenë ‘Disney’ dhe ‘Disney+’, ‘Amazon’, ‘Apple’, ‘Netflix’, ‘HBO Max’ dhe ‘Peacock’”.

Shumë prej boshteve më 2020 mund të lëkunden, për shkak të kushteve të pazakonshme.

Image

Por disa studio janë duke bërë rindërtime afatgjate për transmetim.

“WarnerMedia”, konglomerati AT&T që e ka në pronësi “Warner Bros”-in e themeluar më 1923, tashmë është nën udhëheqjen e Jason Kilarit, i njohur si ish-shef ekzekutiv i “Hulus”. Muajin e kaluar, shefi ekzekutiv i “Disneyit”. Bob Chapek, trashëgimtar i Robert Igerit, ka bërë të ditur një riorganizim për ta theksuar transmetimin dhe “duke e shtuar biznesin drejtpërdrejt te konsumatori”.

“Universal Pictures”, në pronësinë e kompanisë “Comcast”, ka kaluar me agresivitet në kërkesën për video. Hyrja e tij e parë e madhe “Trolls” nxiti një grindje me pronarët e kinemave. Por përderisa pandemia u përhap, “Universal” nënshkroi një marrëveshje të paparë me rrjetet “AMC” dhe “Cinemark”, për ta shkurtuar në mënyrë dramatike dritaren kinematografike tradicionale (rreth tre muaj) në vetëm 17 ditë. Pas kësaj kohe “Universal” mund t’i lëvizë publikimet që nuk e arrijnë arkëtimin e caktuar në qira digjitale.

Përderisa rrjeti i dytë më i madh kinematografik, “Regal Cinemas”, u ka rezistuar marrëveshjeve të tilla, ekziston një vetëdije e shpërndarë që 90-ditëve të publikimit kinematografik iu ka ardhur fundi. Është diçka që studiot e kanë kërkuar për përfitim potencial për t’i mbuluar dy platformat me një fushatë marketingu. Shumëkush e sheh pandeminë si një përshpejtues të trendit që ekziston me dekada.

“Dritaret qartazi janë duke ndryshuar”, ka thënë Chris Aronson, shef i shpërndarjes në “Paramount Pictures”. “Të gjitha këto gjëra që janë duke ndodhur në industri kishin për të ndodhur, evolucioni thjesht erdhi më shpejt se që kishte për të ardhur. Ajo që do të merrte tri apo pesë vjet do të ndodhë brenda një viti, ndoshta edhe një vit e gjysmë”.

Mundësi për joshjen e abonuesve

Kjo periudhë e kondensuar e ndryshimit të menjëhershëm është duke ndodhur në të njëjtën kohë me nxitimin për shpërndarje në tregun e transmetimit, si “Disney+”, “HBO Max”, “Apple” dhe “Peacock” që po hahen për një pjesë të shikuesve të brendshëm të dominuar nga “Netflix” dhe “Amazon”. Përderisa parqet e lojërave janë në gjendje të vështirë dhe arka botërore është dëmtuar për dhjetëra miliarda euro, transmetimi është një pjesë e ndritshme për kompanitë dhe pandemia mund të ofrojë një mundësi që vjen një herë në jetë për t’i joshur abonuesit.

Image

“Wonder Woman 1984” dhe “Soul” janë në thelb shumë të shtrenjtë për këto shërbime të transmetimit.

Secila studio, varësisht prej anëtarësimit të kompanisë apo pozitës së transmetimit, është duke pasur qasje të ndryshme. “Paramount”, sikurse “Sony Pictures”, nuk e ka një shërbim për t’i transmetuar filmat. Që të dyja i kanë lënë publikimet në programet që e financojnë transmetimin e filmit përderisa kanë shitur më shumë filma të mesëm te transmetuesit. Për studion “Paramount”, “A Quiet Place: Part II,” “Top Gun Maverick” dhe “Mission: Impossible 7” do të presin deri më 2021 përderisa “The Trial of the Chicago 7” ka sjellë 56 milionë dollarë të raportuara nga Netflix dhe “Coming to America 2” e Eddie Murphyt ka shkuar te “Amazon Prime Video” për 125 milionë dollarë, siç është raportuar.

“HBO Max” ka pasur një publikim më të madh sesa “Disney+”, kështu që “Wonder Woman 1984” përbën një lëvizje veçanërisht të rrezikshme e kritike për “WarnerMedia”, pas realizimit të filmit “Tenet”. Përderisa programi i parë që e financon transmetimin e filmave për t’i testuar kinematë është rihapur me protokolle sigurie dhe i ka zvogëluar kapacitetet, ka arkëtuar rreth 350 milionë dollarë në tërë botën – shumë kjo që, duke e marrë parasysh situatën, është shumë më e ulët sesa ishte shpresuar fillimisht.

Analisti i “Credit Suisse”, Douglas Mitchelson, i ka quajtur planet e “Wonder Woman” – që përfshijnë shfaqje kinematografike në Kinë, Evropë e gjetkë – “një eksperiment madhor që mund të ketë implikime afatgjata, po qe se ka sukses”.

Regjisori Patty Jenkins ka bërë të ditur se publikimi i njëhershëm ishte si lloj sakrifice, jo vetëm për “HBO Max”-in, por edhe për familjet që kanë mbetur në shtëpi.

“Në një pikë duhet të vendosni të ndani çfarëdo dashurie dhe kënaqësie që keni, mbi gjithçka tjetër”, ka shkruar Jenkins në Twitter.

Mund të jetë e lehtë të bësh lëvizje të tilla, edhe nëse performanca e tyre financiare është e turbullt dhe realizueshmëria e tyre afatgjatë është e pasigurt.

“E tërë kjo është shumë më e ndërlikuar sesa njerëzit duan që të jetë”, ka thënë Ira Deutchman, producente veterane e filmi dhe profesoreshë në Universitetin Columbia. “Mënyra se si filmat krijohen dhe shpërndahen, më saktë në nivelin e studios, ka pasur nevojë për ndryshim dhe me shpresë kjo do të ndodhë. Por kur njerëzit e dëgjojnë këtë, duket kështu: Pandemia është kashta që e ka thyer shpinën e devesë dhe tani kinematografia ka vdekur. Personalisht mendoj se është bërllok”.

Deutchman e ka parasysh idenë se njerëzit, pas një viti në karantinë e izolim, nuk do të duan të dalin nga shtëpia “në mënyrë qesharake”. Por ai imagjinon shkrirje dhe përvetësim të vazhdueshëm dhe “një ekuilibrim të ri” për shpërndarësit dhe pronarët e kinemave.

Image

Pra, çfarë do të thotë kjo në anën tjetër për COVID-in, nëse shikuesit e filmave përsëri ndihen rehat që të ulen në kinema në fundjava? Kjo pothuajse sigurt do të thotë se publikimet e filmave si “Titanic” apo “Get Out” janë pjesë e së kaluarës. Se do të ketë çmime të ndryshme gjatë netëve të ndryshme.

Por pas disa dekadash të mungesës së ngadalshme, por të qëndrueshme, të pjesëmarrjes, shumica mendojnë se kinematë do të duhet të inovojnë në një mënyrë tjetër përpos rritjes së çmimit të biletave.

“Pikëpamja është goxha e tmerrshme sa i përket të qenët një ekspozues kryesor kinematografik”, thotë Jeff Bock, analist i arkëtimeve për “Exhibitor Relations”. Ai mendon se dritaret e shkurtuara do të thotë se do të ketë më pak filma – madje edhe publikimet Marvel – duke u ngjitur në 1 miliard dollarë në arkëtimet në mbarë botën. Ai mund t’i shohë disa studio, si Disney, duke i drejtuar kinematë e tyre si “parqe të lojërash të vogla”.

Ndërkohë kinematë janë duke shpresuar për ndihma shumë të nevojshme nga Kongresi. Përderisa virusi po shpërndahet, rreth 40 për qind e kinemave në ShBA janë të hapura; në New York dhe Los Angeles, kanë qenë të mbyllura që nga marsi. Rrjetet kanë marrë kredi për të mos u fundosur dhe për t’iu shmangur bankrotimit. Kompania kinematografike “Cineworld”, pronare e “Regal Cinemas” (tashmë e mbyllur plotësisht) të hënën ka njoftuar për një marrëveshje për një kredi shpëtimi prej 450 milionë dollarësh.

Do të jetë një sezon festiv shumë i vështirë – zakonisht korridori më qesharak në kinema – për industrinë e filmit. Se sa i ndryshëm do të jetë viti 2021 dhe vitet e tjera mbetet të shihet. Por, sidoqoftë, disa gjëra mund të mos ndryshojnë kurrë.

“Nëse doni të jeni në këtë industri, nuk ka rëndësi se çfarë bëni apo ku shfaqet, qoftë nëse transmetohet në media apo shfaqet në kinema, do të keni suksese e do të keni dështime”, thotë Guber. “Ideja është të arrini më shumë suksese sesa dështime”.