Mbërrin “Shafti” i ri, ndërsa këtë herë nuk bëhet fjalë shumë për reboot sa për ringjalljen e filmit, në të cilin tani vijnë edhe tri gjenerata të familjes Shaft.
Trileri i ri red-band sjell shumë argëtim dhe skena të rrezikshme të cilat na presin në këtë aksion dramë në të cilën do ta shohim John Shaftin origjinal të cilin e luan Richard Roundtree (Shaft nga viti 1971), nipin e tij të cilin e luan Samuel L. Jackson (Shafti nga viti 2000) dhe djalin e Shaftit, JJ, të cilin e luan Jesse T. Usher, shkruan KOHA Ditore.
JJ ose Shaft Jr. (Usher) është specialist i sigurisë kibernetike me diplomë të MIT, por kjo nuk do ta ndihmojë që ta zbulojë të vërtetën rreth vdekjes së mikut të tij më të mirë. JJ ka nevojë për ndihmën e babait të tij, legjendari John Shaft (Jackson). Ai ndoshta nuk ishte i pranishëm gjatë rinisë së JJ, por tani është i vetmi i cili mund ta ndihmojë...

Filmi është bërë me regji të Tim Story, ndërsa në rolet e tjera paraqiten edhe Regina Hall, Alexandra Shipp, Matt Lauria dhe Cliff "Method Man" Smith. Skenari është shkruar nga Ken Barris dhe Alex Barnow sipas personazhit të John Shaft nga romani i Ernest Tidymann.
Shaft do të shfaqet në kinematë amerikane dhe atë nga 14 qershori, ndërsa në pjesën tjetër të botës do të jetë në dispozicion në Netflix, ku do të shfaqet dy javë pas premierës amerikane.