Pamela Anderson i ka shkruar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe zonjës së parë, Melania Trump, në përpjekjen për të kërkuar falje presidenciale për mikun e saj, themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange.
Assange u largua me forcë nga Ambasada e Ekuadorit në Londër në prill (19) pasi që zyrtarët e anuluan azilin e tij, shkruan KOHA Ditore. Ai ka qenë i mbyllur në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh në Britani prej atëherë, pasi që u dënua me 50 javë prapa hekurave për shkelje të lirimit me kusht dhe marrjen e një oferte azili në Ambasadën e Ekuadorit në vitin 2012, ndërsa po përballet me ekstradim në Suedi për t'u përballur me akuza të përdhunimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi gjithashtu përballet me ekstradim në Shtetet e Bashkuara, ku akuzohet se ka komplotuar për ta hakuar një kompjuter me përmbajtje konfidenciale në Pentagon, ndërsa mbështetësja shumëvjeçare Anderson ka frikë se miku i saj do të vdesë prapa hekurave.
Në letrën, e cila u publikua në faqen e internetit të aktores së Baywatch, Pamela Anderson Foundation, ajo e lavdëroi çiftin, përpara se ta kërkonte një favor nga ata për mikun e saj.
"Jam gjithmonë e lartësuar dhe e inkurajuar kur e shoh punën e shkëlqyeshme që ju të dy e keni arritur gjatë periudhës suaj si çifti kryesor i popullit", shkroi ylli. "Ju e plotësoni njëri-tjetrin jashtëzakonisht mirë, z. president me ndikimin tuaj personal dhe zjarrin emocionues që i prek zemrat e njerëzve, së bashku me durimin e qëndrueshëm dhe dinjitetin që zonja e parë e paraqet.
"Integriteti ishte sigurisht fija themelore që e mposhti Hillaryn dhe e solli në botë këtë çift të shkëlqyeshëm, duke iu drejtuar në pozicionin më të fuqishëm në botë".
Ajo shtoi se Trump do të “mbahet mend përgjithmonë si mbrojtësi i cili gjithmonë ishte i destinuar të ishte", dhe veprimi në favor të Assange do të bëhej "trashëgimia" e tij, duke shtuar: "Nëse do ta falnit Julian Assange dhe të mos e lejoni precedentin ligjor të ekstradimit të një gazetari që publikoi fakte për një jetë torturash, atëherë njerëzit do ta përshëndetnin veprimin tuaj".
Pamela gjithashtu në Twitter i postoi disa foto me Trumpin, qëkur ajo mori pjesë në festën e ditëlindjes së biznesmenit dhe tani politikanit, në vitin 2005.