Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pamela Anderson akuzon publikisht Adil Ramin për tradhti

Është në lidhje qe dy vjet me futbollistin Adil Rami, por Pamela Anderson ka lëshuar një seri akuzash ndaj tij, duke e akuzuar publikisht për tradhti.

Modelja 51-vjeçare ka shpërndarë në Instagram një fotografi të sajën me sportisin 33-vjeçar duke e akuzuar për mashtrim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është e vështirë ta pranoj. Vjetët e fundit ishin një gënjeshtër e madhe. Isha mashtruar, besova... se ishim në dashuri të madhe? Jam e shkatërruar për atë që kuptova në ditët e fundit. Se ai po bënte jetë të dyfishtë. Bënte shaka për futbollistët tjerë që kishin të dashura nëpër rrugë e apartamente afër grave të tyre. I quante monstra ata burra? Por kjo është edhe më keq. Ai gënjeu të gjithë. Si ishte e mundshme të kontrollosh dy zemra dhe mendjet e grave – jam e sigurt se ka edhe tjera”, ka shkruar ajo në një shkrim të gjatë.

Vetë futbollisti s’ka pranuar të flasë për akuzat.

Hera e fundit që ishin parë bashkë si çift ishte më 9 qershor, në Kaliforni.