Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ozuna me rol në “Fast & Furious”

Senzacioni latino i popit, Ozuna, e ka fituar një rol të madh në filmin e ri “Fast & Furious”.

Vin Diesel, ylli dhe producenti i franshizës, e konfirmoi lajmin e angazhimit të tij të hënën (21 tetor) duke e postuar një fotografi të tij me këngëtarin portorikan dhe regjisorin Justin Lin në Instagram.

"Siç e dini, shpesh kemi gjetur talent të madh në industrinë e muzikës të cilët kanë kapërcyer në film," e titulloi Vin videon, shkruan KOHA Ditore. "Ata pritet t’i lënë të gjitha titujt e tyre prapa vetes me qëllim që ta luajnë karakterin me integritet... dhe kjo është pikërisht ajo që ka bërë Ozuna. Jam shumë krenar për punën dhe rolin tënd në Fast 9! Pa Mi Gente! Shumë dashuri, gjithmonë”.

Fast & Furious 9 është planifikuar të dalë në kinema në maj të vitit 2020.