Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

NRG Band së shpejti lanson këngën e re

Grupi muzikor NRG Band së shpejti do të publikojë këngën e re.

Krijuesit e hitit “Ajo m’kalli” janë duke incizuar klipin e këngës së re, e cila, sipas tyre, do të jetë moderne e përbërë me elemente ritmike ballkanike.

Edhe në këtë projekt grupi i ka qëndruar besnik stilit të tyre dhe pritet të vazhdojë suksesin e madh të këngëve të mëparshme.

Tekstin dhe muzikën e kësaj kënge e ka realizuar lideri i grupit, Besnik Qaka.