Këngëtarja e njohur amerikane, Nicki Minaj ka publikuar videoklipin e këngës “No Frauds” në bashkëpunim me Drake e Lil Wayne.
Nicki shfaqet në këtë videoklip së pari e ulur në një fron si një mbretëreshë, dhe më pas shfaqet para Big Benit në Londër, për të vazhduar me sekuencat në një klub nate me Drake, transmeton Koha.net. Kurse në fron shihet së bashku edhe me Lil Wayne.
“Mbretëresha e repit” ka thënë se ky është videoklipi i parë i albumit të saj të katërt, ndërsa ka sqaruar se videoklipi është xhiruar në disa lokacione pasi Lil Wayne nuk është lejuar në Britani të Madhe, shkruan The Fader.
Artikuj të ngjashëm
-
Nicki Minaj dhe Lil Baby sërish bashkë, të premten e lansojnë këngën “Bussin”
-
Së shpejti lansohet bashkëpunimi i Nicki Minajit me reperin Lil Baby
-
Nicki Minaj do të sjellë këngë të re më 4 shkurt
-
Bebe Rexha sjell me videoklip këngën në bashkëpunim me Lil Wayne
-
Bebe Rexha publikon këngën në bashkëpunim me Lil Waynen