Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nick Frost dhe Simon Pegg me projekt të ri

Simon Pegg, Nick Frost dhe Miles Ketley e kanë një projekt të ri për shtëpinë e tyre të produksionit Stolen Picture – serinë letrare “Rivers of London” të autorit Ben Aaronovitch. Sam Aaronovitch do t'u ndihmojë atyre në përshtatjen tregimeve të tij të njohura për lidhjen e policisë dhe magjisë për ekranet e vogla.

Tregimi në libra fillon me policin Peter Grant, i cili tregon se ekziston bota e fshehur e fantazmave, magjistarëve, krijesave të ndryshme dhe kriminelëve të cilët përgjojnë nga ana tjetër e shoqërisë së zakonshme. Falë fuqive magjike të cilat i posedon, ai shpejt e merr detyrën që të punojë në departamentin i cili i heton pikërisht ngjarjet e tilla dhe të luftojë kundër të keqes në rritje që po i kërcënon të gjithë.

Image

Frost tha se librin e parë e lexoi disa vjet më parë dhe menjëherë iu përvesh punës kur e kuptoi se ai ishte në dispozicion për përshtatje. Plani aktual është që libri i parë të përshtatet në sezonin e parë, dhe çdo libër tjetër të jetë sezon i ardhshëm potencial, nëse do të ketë, shkruan KOHA Ditore.

Aaronovitch, i cili ka punuar edhe në serinë “Doctor Who”, është i kënaqur që do ta ketë mundësinë të marrë pjesë në këtë projekt dhe ta ndihmojë Frost dhe Pegg që ta bëjnë serinë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pegg gjithashtu u pajtua për rëndësinë e përfshirjes së autorit në projekte të tilla, nëse plani është për ta bërë një përshtatje besnike me librin, "Si shkrimtar, e kuptoj se si është kur dikush të përdorë vetëm si një trampolinë, dhe nuk e përdorë vizionin tënd, kështu që është mirë që shkrimtarët janë të përfshirë si producentë sepse e kuptojnë për çfarë bëhet fjalë dhe duam ta bëjmë një përshtatje besnike, që është reflektimi i vërtetë i librit".