Showbiz

Netflix anulon serinë e Kiefer Sutherland “Designated Survivor”

Seria e zhanrit dramatik-politik e Kiefer Sutherland, Designated Survivor, është anuluar për herë të dytë.

Drejtorët e Netflixit e morën sezonin e tretë të serisë pasi ai u anulua nga ABC, por tani fati i tij është vulosur pasi që nuk kishte arritur të korrte sukses në faqen e streamingut, shkruan KOHA Ditore.

"Jemi krenar që u kemi ofruar adhuruesve një sezon të tretë të Designated Survivor, dhe do të vazhdojmë t’i mbajmë të tri sezonet për vitet që vijnë," thuhet në një deklaratë. "I jemi veçanërisht mirënjohës yllit dhe producentit ekzekutiv Kiefer Sutherland, i cili solli pasion, përkushtim dhe një lojë të paharrueshme si presidenti Kirkman... së bashku me aktorët dhe ekipin që e krijoi një sezon përfundimtar bindës dhe të kënaqshëm".

Sutherland e luajti një anëtar të nivelit të ulët të Kabinetit, i cili bëhet president i Shteteve të Bashkuara, pasi që një sulm terrorist vret të gjithë politikanë që do ta zëvendësonin presidentin.