Showbiz

Nesër publikohet bashkëpunimi i këngëtareve Billie Eilish dhe Rosalía

Foto: AP/Associated Press

Kënga e shumëpritur e këngëtareve, Billie Eilish dhe Rosalía, do të lansohet këtë javë.

Pasi i ngacmoi adhuruesit rreth ecurisë së këtij projekti, ylli i hitit “Therefore I Am” dhe këngëtarja e hitit “Malamente”, më në fund e kanë konfirmuar lansimin e bashkëpunimit me titull “Lo Vas A Olvidar” të enjten më 21 janar.

Billie e ka postuar një promo të videoklipit në Instagram, të shoqëruar me mbishkrimin: “E keni pritur lansimit e bashkëpunimit me Rosalian, ‘Lo Vas A Olvidar’, qe një kohë të gjatë, dhe tani kënga dhe videoklipi janë gati për t’u lansuar të enjten”.

 

 

Kënga e shumëpritur e dyshes së njohur të muzikës, gjithashtu do të përfshihet në episodin e ardhshëm të serisë hit të kanalit HBO, “Euphoria”.

Pop ylli spanjoll, Rosalía, në të kaluarën e kishte zbuluar se ishte duke e pritur 19-vjeçaren, Billie Eilish, për ta incizuar pjesën e saj të këtij bashkëpunimi, dhe dyshja ka punuar vazhdimisht për ta përfunduar këtë këngë edhe gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Ndjej se po ndodhin aq shumë gjëra në botë, sa është e vështirë të fokusohesh në punë, por një të njëjtën kohë ndihem e bekuar dhe me fat që jam në shtëpi, që jam e sigurt dhe po kam kohë dhe mundësi të krijojë muzikë. Unë e kam një studio të vogël incizuese në shtëpi, e cila është e pajisur me mjetet esenciale për të krijuar muzikë, prandaj edhe po mundohem që t’i incizoj vokalet për këngët e albumit tim të ardhshëm. Gjatë këtyre dy javëve të fundit kam punuar shumë për ta finalizuar bashkëpunimin me Billie Eilishin. Mendoj se i jemi afruar shumë përfundimit të këtij projekti, prandaj kam nevojë vetëm që Billie të ma dërgojë vokalin e saj, dhe ndonjë ide nëse duan ta shtojnë në këngë”, kishte deklaruar Rosalía.

Billie Eillish dhe Rosalía, janë dy këngëtare relativisht të reja në skenën muzikore, por e gëzojnë një sukses të jashtëzakonshëm anembanë botës. Ato shquhen për zërat stilin e veçantë të muzikës, performancat fantastike live nëpër koncerte dhe bashkëpunimet me disa prej yjeve më të mëdhenj të industrisë.