Edhe pse vetëm 25% i filmit është xhiruar deri tani, sidoqoftë këtë fundjavë është zbuluar traileri në konventën virtuale DC Fandome, dhe vetëm në dy minuta e gjysmë, mund të kapim tonin dhe dinamikën e filmit të ri të Batmanit të cilin do ta shohim në vitin 2021.
Rolin e Batmanit të ri e ka Robert Patinson, ndërsa regjisori është Mat Reeves. Shpella e Batmanit duket si një garazhe, aspak teknologji e lartë siç jemi mësuar të shohim në filmat e kaluar, si edhe vetë kostumin e Batmanit, e madje edhe vetura e tij Batmobil. Filmi shfaqë epokën e hershme të karrierës së Batmanit, andaj vetura e tij më shumë duket si një veturë e mirë se sa si një tank i plotfuqishëm siç është parë në episodet e fundit. Dhe ajo që vërehet, është se këtë herë kemi të bëjmë me një Batman më të errët, më të mistershëm se sa që jemi mësuar, shkruan NME.
Ndoshta edhe ka të bëjë me muzikën, që nisë me këngën “Something in the Way” nga Nirvana, andaj duket me shumë si një film misteri se sa një film për një superhero. Vetë regjisori Reeves e përshkroi Batmanin e ri si një film detektivësh bardh e zi.
Dhe një gjë interesante, është se në trailer nuk e shohim asnjëherë fytyrën e vërtetë të Batmanit, por vetëm maskën e tij.
Gjithashtu, këtë herë, karakteret negativë përbëjnë që të dy llojet e shfaqura në episodet e më hershme, edhe ata të cilët kërkojnë hakmarrje si Pinguini, por edhe ata hipokritët, si Jokeri. Mbetet të shohim në filmin e plotë vitin e ardhshëm, se çfarë intriga të reja do të ndodhin në qytetin Gotham.
-
Janë publikuar pamjet e para të filmit të ardhshëm “The Batman”
-
“The Batman” vazhdon të jetë filmi më i shikuar në Amerikë
-
“The Batman” me debutim rekordthyes në arkat filmike të Amerikës Veriore
-
Robert Pattinsoni thotë se roli i tij i Batmanit është më i errët
-
Publikohen pamje të reja të filmit “The Batman”