Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ndahen Pique dhe Shakira

Çifti i njohur Gerard Pique dhe Shakira kanë vendosur të ndahen pas një dyshimi për tradhti nga ana e futbollistit të Barcelonës.

Por mosmarrëveshja për kujdestarinë e dy fëmijëve mund të çojë në një problem të madh mes dyshes.

Kjo është bërë e ditur nga zyra e komunikimit të këngëtares, që ka thënë se çifti do t’i japë fund lidhjes 12-vjeçare dhe tashmë kanë nisur procesin e ndarjes.

Pavarësisht lidhjes së gjatë, këngëtarja 45-vjeçare nuk i ka kapërdirë dyshimet për tradhti.

Në ditët e fundit, në media u raportua se 35-vjeçari Pique e kishte tradhtuar partneren e tij. Megjithatë, ka pasur spekulime të ndryshme se me kë e ka tradhtuar spanjolli Shakiran.