Jemi mësuar ta shohim tërheqëse dhe ekstravagante, si në pasarela të modës ashtu edhe në jetën e përditshme, por së fundmi, Naomi Campbell, ta futë frikën me dukjen e saj.
Supermodelja e famshme botërore është fotografuar duke ecur në aeroportin “LAX”, e mbuluar kokë e këmbë me kostum mbrojtës ndaj koronavirusit, transmeton Koha.
49-vjeçarja Campbell duket se është e vendosur ta mbrojë veten nga kjo sëmundje, që ka shkaktuar bujë dhe kaos te njerëzit anembanë botës. Si pasojë e koronavirusit, deri në këtë datë kanë humbur jetën mijëra persona.
Naomi Campbell e kishte postuar një mesazh në Instagram ku shkruhej: “Siguria është prioritet. NIVEL TJETËR. Faleminderit @lindaevangelista Videoja e plotë së shpejti në kanalin tim në YouTube...”
Edhe
Campbell thotë se fëmija i saj nuk është i adoptuar
Masat parandaluese ekstreme të Campbellit nuk i kanë befasuar edhe aq shumë fansat e saj. Kjo ngase, para se të përhapej koronavirusi, supermodelja më e famshme në botë shquhej për mënyrën se si mbrohej nga bakteret dhe viruset, gjatë kohës që udhëtonte.
Ajo e kishte bërë ritual që para se të ulej në ulëse të aeroplanit, ta pastrojë mirë ulësen, xhamat, telekomandën dhe gjithçka tjetër përreth saj.